image Haradinaj: Problemet me rrymë janë rregulluar

Kosovë

Kryeministri/ Haradinaj: Problemet me rrymë janë rregulluar

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë në kontakte të vazhdueshme me KEDS-in lidhur me furnizimin me energji elektrike.

“Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa, për poblemet me energji elektrike në Matiqan, kryeministri në detyrë tha se janë rregulluar./Gazeta Sinjali/