image Haradinaj pritet nga Escobari: Marrëveshja me Serbinë arrihet vetëm me rolin aktiv të SHBA-së - Sinjali

Haradinaj pritet nga Escobari: Marrëveshja me Serbinë arrihet vetëm me rolin aktiv të SHBA-së

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar.

Haradinaj ka thënë se me Escobarin kanë biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë.

Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin