image Haradinaj: Politikanë të tjerë janë të lidhur me kazino

Kosovë

Haradinaj: Politikanë të tjerë janë të lidhur me kazino

news image

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e mbylljes së lojërave të fatit.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se atij i janë m’veshur se qëndron prapa lojërave të fatit, nuk do t’i kishte ndalë për këtë shkak dhe për të dëshmuar të kundërtën.

 “Megjithatë u rritë alarmi se lojërat e fatit u kthyen në një treg abuziv dhe ku po ndodhin zhvillime tjera të këqija. Ato u përhapën afër shkollave në zona të banuara, njerëzit përmenden se po marrin fajde për kazino, po prishen familje e po vriten njerëz…”.

I pari i AAK-së thotë se pas abuzimeve, qeveria ka marrë vendim për t’u marrë licencën këtyre veprimtarive.

“Çdo e drejtë që jepet edhe mund të merret. Ashtu e parasheh ligji. Ne kemi ndjekur procedurën ligjore pavarësisht se për dikë ka qenë e dhimbshme sepse kanë mbajtur familje”.

Ai ka thënë se tjerë politikanë ose familjarë të tyre kanë lidhje me lojërat e fatit, por sipas tij është e drejtë ligjore kjo punë.

“Ka pasur një tendencë për ta lidhur AAK-në me lojërat e fatit. Xhafer Gashi më ka thënë njëherë se ‘kryetar po thonë se nëse fiton AAK-ja në Obiliq, Ramushi i bjer kazinotë në Obiliq’. I thashë çfarë kazino?! Unë e di që ka pasur edhe njerëz tjerë të lidhur me kazinotë edhe nga politika…të afërm…por ajo është e drejtë në bazë të ligjit dhe s’kam arsye për t’ia atribuuar askujt”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.