image Haradinaj: Përveç Thaçit, të gjithë në Kosovë janë kundër shkëmbimit të territoreve

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj: Përveç Thaçit, të gjithë në Kosovë janë kundër shkëmbimit të territoreve

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk është e mundshme që të zbatohet ndonjë marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

Ai ka theksuar se ka pasur tendenca të tilla, mirëpo këto përpjekje kanë marrë fund.

“Mendoj se burimi i ndarjes së Kosovës, ka dalë nga Beogradi. Nuk është e mundshme të ndodh një gjë e tillë. Fakti është se shumë shqiptarë në territor të Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi. Hapja e kësaj Kutie të Pandorës, do të krijonte konflikte të reja. Mendoj se edhe miqtë tanë e kanë pa që është e rrezikshme nëse tentohet të preken territoret në trojat tona. Çdo prekje e territoreve, shkakton gjakderdhje të reja”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj konsideron se të gjithë përveç presidentit Hashim Thaçi, janë kundër shkëmbimeve territoriale.

“Të gjithë në Kosovë, përveç Presidentit të Kosovës, janë kundër shkëmbimit të territoreve”, ka thënë ai për Euronews Albania.

Ai ka u shpreh se kjo gjë është bërë e qartë me qëndrimin e mbrëmshëm të deklaratës amerikane se s’ka plane sekrete për ndarjen e Kosovës.