image Haradinaj përmbyll fushatën duke thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të partnerëve të koalicionit

Politikë

Zgjedhjet/ Haradinaj përmbyll fushatën duke thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të partnerëve të koalicionit

news image

Koalicioni parazgjedhor në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës, ka përmbyllur sot fushatën zgjedhore, në Gjakovë.

Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj, teksa ka shpalosur për herë të fundit programin qeverisës, ka thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të premtimeve të gabuara të kolegëve.

Fatkeqësisht kolegët e mi politikë, ata s’kanë me fitu, s’ka me i ardhë puna me e qitë Kosovën në pazar, po ata ia vështirësojnë tjetrit se po bëhen shumë fleksibil….Është gabimi më i madh, porosia më e gabume që janë duke e dërgu. Për shkak të këtyre porosive të gabume në të kalumen, na u ka rritë presioni, e kemi hasë në problemet që kemi hasë. Për me i bindë ata që më nuk kemi ku shkojmë ka ndodhur edhe rasti i dorëheqjes time, pra ka ardhë puna deri aty. Se kolegët tjerë kanë dhanë premtime të gabuara, jam detyruar me dhanë dorëheqje me thanë që nuk mundem të shtyhem më mbrapa”, ka thënë ai.

Më tutje Haradinaj tha se e ky tubim po e vulos fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe konceptit 100% shtet, si koncepti më i mirë për Kosovën.

Para Haradinajt, foli kryetari i Prishtinës njëherësh edhe i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk ka pasur presion ndërkombëtar, sa ka pasur nga brenda.

Presionin më të madh e ka pas prej brenda, me shantazhe ndërskamsa, janë mundu me pengu. Kur ka ardh puna me ju thanë që nuk brengosem për karrigen time, kanë provuar të bëjnë shantazhe të tjera”, ka thënë ai. “As Haradinajt nuk i duhet posti i kryeministrit, as deputetëve tanë, as mua nuk më duhet posti i kryetarit të Prishtinës, as Gjinit ai i kryetarit të Gjakovës… asnjërit nuk na duhen postet, nëse Kosova nuk është mirë. Ne sot nuk po e kërkojmë votën që të na ndihmoni për poste, por të na ndihmoni për Kosovën 100 për qind.”

Ahmeti ka thumbuar edhe kundërkandidatët e Haradinajt për postin e kryeministrit, në raport me taksën ndaj Serbisë.

Partitë politike nga nesër do të jenë në heshtje zgjedhore kurse të dielën, më 6 tetor nga ora 07:00 do të hapen vendvotimet./Gazeta Sinjali/