image Haradinaj përkujton Pajazitin, Hoxhën dhe Zejnullahun: Shembuj të atdhedashurisë

Kosovë

Haradinaj përkujton Pajazitin, Hoxhën dhe Zejnullahun: Shembuj të atdhedashurisë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe për nder të 24 vjetorit të vdekjes së Zahir Pajazitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj u shpreh se Zahir Pajaziti së bashku me dy ish-ushtarët tjerë Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit për Kosovën.

“Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve. Zahir Pajaziti, Edmond…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, January 31, 2021