image Haradinaj përkujton Masakrën e Izbicës, ku ranë martirë 147 shqiptarë të pafajshëm

Kosovë

Përkujtim/ Haradinaj përkujton Masakrën e Izbicës, ku ranë martirë 147 shqiptarë të pafajshëm

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Masakrën e Izbicës, ku 21 vite më parë ranë martirë 147 shqiptarë të pafajshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Masakra e Izbicës ka treguar fytytën e vërtet të Serbisë.

“Masakra në Izbicë tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë. Ajo nuk kurseu as gra, fëmijë e pleq, e as Dafinën gjashtë muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vite në Serbi”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj kujtoi martizimin e 147 shqiptarëve të pafajshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot në kujtim të martirizimit të 147 shqiptarëve të pafajshëm, 21 vite më parë, edhe njëherë bëjmë thirrje për drejtësi. Është e turpshme që kriminelët që shkaktuan kaç shumë dhembje të mos dënohen”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se Kosova ka dhënë mjaft gjatë okupimit serb, spastrim etnik në gjysmën e territorit të saj, qindra mijëra të vrarë, e për shkatërrime as që numërohen./Gazeta Sinjali/