image Haradinaj për sulmet në Izrael: Terrorizmi s’do të fitojë si sot, si kurrë

Politikë

Haradinaj për sulmet në Izrael: Terrorizmi s’do të fitojë si sot, si kurrë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dënuar sulmet kundër shtetit të Izraelit, ku forcat e armatosura të grupit Hamasit kanë goditur me raketa dhe janë infiltruar brenda këtij territori.

Në platformën X, ai ka shkruar se terrorizmi nuk do të fitojë, teksa i ka shprehur mbështetje popullit izraelit.

“Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm kundër shtetit të Izraelit. Terrorizmi nuk do të fitojë, si sot, si kurrë. Ne qëndrojmë me Izraelin dhe popullin e tij”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/