image Haradinaj për Rugovën: Kemi bashkëpunuar ngushtë në fazën e shtetndërtimit

Politikë

Haradinaj për Rugovën: Kemi bashkëpunuar ngushtë në fazën e shtetndërtimit

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj tha se nga Rugova ka përfituar shumë dhe se kanë pasur bashkëpunim të ngushtë.

“Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë. Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri. Ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./GazetaSinjali/