image Haradinaj për Rimëkëmbjen: Kjo është një arritje dhe publikisht e përgëzoj PDK-në për vullnetin e tyre

Politikë

Haradinaj për Rimëkëmbjen: Kjo është një arritje dhe publikisht e përgëzoj PDK-në për vullnetin e tyre

news image

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, tha se kjo është një prej ligjeve më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se ky projektligj nuk është për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“E para që kisha pasë dëshirë me thanë se është seancë e jashtëzakonshme, dhe ne i kemi dhënë nënshkrimet me bindjen e plotë se kjo ndoshta është prej ligjeve më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe jo për qeverinë, se e di që qeverinë e kemi djersitur bukur fortë”, tha ai.

Ai u shpreh se kjo është arritje dhe publikisht e përgëzoi PDK-në për shkak të vullnetit për ta votuar këtë ligj.

“Pra, i bie, rreth 600 milionë euro buxhetit të Kosovës, qytetarëve të Kosovës, trustit pensional, do te kalojnë drejtpërdrejti tek qytetarët e Kosovës, pra unë mendoj që është një arritje dhe publikisht e përgëzoj PDK-në që e gjeti vullnetin për me kalu këtë ligj”, shtoi ai.

Gjithashtu, Haradinaj theksoi se ka pasur pengesa nga Lista Serbe për këtë ligj, por PDK, LDK,AAK, NISMA dhe komunitetet tjera jo serbe, sot po e dëshmojnë që kur është në interes të qytetarëve, sipas tij, gjejnë gjuhë të përbashkët për ta kaluar këtë ligj. /Gazeta Sinjali/