image Haradinaj për Kurtin: Nuk është më ai që e kam njohur

Politikë

Politikë/ Haradinaj për Kurtin: Nuk është më ai që e kam njohur

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, vazhdon të këmbëngul se nuk duhet hequr taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ai thotë se taksa nuk duhet hequr pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës.

Më tej, Haradinaj komentoi qëndrimet e Albin Kurti ndaj taksës, duke thënë se ka ndryshuar radikalisht.

“Qëndrimet e tij kanë ndërruar radikalisht. Nuk është më ai Kurti që e kam njohur”, theksoi ai. /Gazeta Sinjali/