image Haradinaj për Kurtin: Na quante kriminelë, ndërsa sot bashkëpunon me Listën Serbe, ky është mashtrues

Kosovë

Deklarata/ Haradinaj për Kurtin: Na quante kriminelë, ndërsa sot bashkëpunon me Listën Serbe, ky është mashtrues

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Daut Haradinaj, ka thënë se Kurti dikur ka rrëzuar kamionë me mallra serbe e sot po negocion me Listën Serbe për të krijuar qeverinë e Kosovës.

“Ai gjithmonë ka prolonguar bashkim kombëtarë, ka rrëzuar kamionë me mallra serbe e sot flet për reciprocitet. Një kohë i quante kriminelë (Listën Serbe), na quante edhe neve kriminelë që po bashkëpunonim me ta ndërsa sot vetë po negocion me ta për të krijuar Qeverinë e Kosovës. Nuk e di si mund ta quajmë ndryshe pos mashtrues”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Haradinaj thotë se Konjufca u votua pa marrëveshje dhe sipas tij edhe thirrja e mbledhjes së Kuvendit pa arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje është e nxituar nga ana e Vetëvendosjes./Gazeta Sinjali/