image Haradinaj për Hotin: E ka marrë me yrysh punën e dialogut, duhet të ndalet

Politikë

Haradinaj për Hotin: E ka marrë me yrysh punën e dialogut, duhet të ndalet

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për kreun e ekzekutivit, Avdullah Hotin, i cila tha se ky i fundit po ngutet sa i përket çështjes së negociatave me Serbinë.

Haradinaj u shpreh se Hoti e ka gabim dhe se duhet të ndalet të analizojë sepse presidenti i vendit ka shkuar në Hagë.

“Mendoj se Hoti e ka gabim që nuk po ndalet njëherë, shumë e ka marrë me yrysh këtë punën e dialogut. Nuk është se po merrë ndonjë shpërblim të madh për Kosovën me këtë logjikë të tij. Ai ndoshta nuk po ka kohë me u ulë me e analizu pak por kur të shkon presidenti nuk ka lidhje që është Hashim Thaçi, po të ka shku presidenti. Një president që t’i ka nënshkru ligjet, t’ka shku po gjykohet për krime lufte ose çka janë ato krime”, tha Haradinaj. /Gazeta Sinjali/