Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti, për siç tha ai, ikjen nga afatet për implementin e projektit të gazsjellësit të financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, në Lëvizjen Vetëvendosje ka zyrtarë që mendojnë se implementimi i këtij projekti do ta fuqizojë Amerikën në Kosovë, andaj nuk duan që kjo gjë të ndodhë.
“Janë bë dy herë fizibilitete lidhur me këtë projekt, është bërë po ashtu një lloj kalkulimi edhe financiar edhe i kostos. Jo vetëm kaq, janë matë edhe efektet e këtij projekti në jetën tonë. Është krejtësisht ky projekt profitabil për ekonominë tonë. Është një kredi e butë rreth 93 milionë dhe mund ta gazifikojmë Kosovën, pra të kemi edhe gaz, jo vetëm rrymë , pra mos me u var nga energjia elektrike. Ato që ai (Kurti) i ka dëgju, unë nuk e di prej kujt i ka marrë, shqetësimet për kosto nuk qëndrojnë”, tha ai.
“Ky nuk është një projekt që ka kosto për Kosovën, ky është një projekt që ti pikë në teren, kur çohesh në mëngjes merr pare. Do me thënë merr miliona falë Amerikës. Amerikanët kanë bërë shumë presion për me e refuzu gazin rus… Arsyeja pse neve po dojnë me na shti në hartën e vendeve të sigurta është sepse po don me na pasë garancë. Arsyeja që Qeveria e Kosovës mundohet gjoja me rujt pare, nuk je ka i run paret e tua se nuk është e jotja, ai është ka ta jep falë gazin. Është sikur me i thënë ne Amerikës në kohë të bombardimeve, ‘ne nuk po i duam bombat e tua me ia hi Serbisë, se po dojmë me e ditë sa të kanë kushtu”, tha ai në KlanKosova.
“Afatet kohore për impelmentin, po gjen arsye me ju ikë afateve. Ka arsyet e veta. A po don me lënë hapësirë për gazin rus. Mund të ketë qasje brenda VV-së, që nëse hyn gazi amerikan, atëherë amerikanët bëhen të fuqishëm këtu edhe në politikë, e ku di unë, e pastaj nuk mundet qeveria jonë me nejt veç me evropianë. Pse i fuqizohet Amerika në Prishtinë. A më mirë me t’u fuqizu Amerika, apo Rusia në Prishtinë”, u shpreh Haradinaj./Gazeta Sinjali/