image Haradinaj për akuzat fetare: Çka ka rëndësi feja nëse nuk kam shtet e as vatan

Kosovë

Haradinaj për akuzat fetare: Çka ka rëndësi feja nëse nuk kam shtet e as vatan

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për krimet ndaj katolikëve që përmenden në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve  të tjerë.

Haradinaj theksoi se duke u nisur që aktakuza ka shkuar deri në këtë nivel, tregon qëllimin e aktakuzës.

Ai tha se nuk i intereson feja dhe se ai është shqiptar.

“Në Dukagjin nëse i ke thon dikujt je katolik ose mysliman je kon burrë i keq. Para çdo feje unë e kam etninë time. Unë jam shqiptar i vendit tem. Mua nuk më intereson hiç ku është feja, nëse nuk kam shtet e as vatan, çka ka rëndësi feja”, tha Haradinaj në Kanal10.

/Gazeta Sinjali/