image Haradinaj për aktakuzat e Speciales: Republika e Kosovës do ta tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë

Kosovë

Haradinaj për aktakuzat e Speciales: Republika e Kosovës do ta tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit të dorëhequr, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte faktor unitetit në vitet e krenarisë dhe sakrificës.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.

Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.

Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë./Gazeta Sinjali/