image Haradinaj pasi ndau 250 mijë euro nga rezervat: Nuk ka rrezik të funksionimit të buxhetit

Politikë

Rezervat/ Haradinaj pasi ndau 250 mijë euro nga rezervat: Nuk ka rrezik të funksionimit të buxhetit

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka rrezik që në janar dhe shkurt të ketë pengesa të funksionimit të buxhetit.

Siç tha ai, ekziston një procedurë e cila mundëson aktivizimin e 1/12 të buxhetit paraprak, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sipas ligjeve të Kosovës , 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet. Ekziston një procedurë që Qeveria me i kërku parlamentit për shfrytëzimin e 1/12 për marsin. Më 1 prill përfundon edhe s’ka mundësi tjera.  Për janar dhe shkurt s’ka pengesa të funksionimit të buxhetit”, tha Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Në këtë mbledhje, qeveria Haradinaj ka ndarë 250 mijë për koalicionin global kundër organizatave terroriste ISIS dhe DEASH. /Gazeta Sinjali/