image Haradinaj pas votimit: Ata që s’votojnë, të tjerët vendosin për ta

Kosovë

Apel/ Haradinaj pas votimit: Ata që s’votojnë, të tjerët vendosin për ta

news image

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka votuar sot rreth orës 10:00 në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Haradinaj pas votimit u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, pasi që vetëm me votë vendosin vetë.

Anita dhe unë e shfrytëzuam të drejtën tonë dhe votuam. I lus krejt qytetarët e vendit, të gjithë, pa marrë parasysh bindjeve politike ose cilësdo përkatësi, të votojnë. Vetëm me votë vendosim vetë, pra ata që s’votojnë të tjerët vendosin për ta, pra i ftoj të gjithë me votu”, tha ai.

Haradinaj ishte i shoqëruar me bashkëshortën, Anitën./Gazeta Sinjali/