image Haradinaj paraqet katër veprime për të dalë nga situata e krijuar: Çdo sekondë po na kushton

Politikë

Haradinaj paraqet katër veprime për të dalë nga situata e krijuar: Çdo sekondë po na kushton

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se nevojitën katër veprime për situatën aktuale.

Ai ka thënë se vendimi i parë duhet të jetë pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targa, deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Veprimi i dytë, sipas tij, që duhet ndërmarrë është dialogu me serbët lokal të Kosovës për t’i kthyer ata në institucioneve.

“Veprimi i tretë dialog intensiv me opozitën për shkak të gjendjes. Veprimi i katërt është një samit disaditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale me Serbinë. Ndryshe ikja nga këto veprime, përpjekja që përmes turizmit diplomatik e politik nuk e ndihmojnë gjendjen. Çdo sekondë po na kushton, besoni që askush nuk do të jetë ma pak fajtor, të gjithë do të bartim peshën e pasojave që do të na binë si vend”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

/GazetaSinjali/