image Haradinaj ofendon rëndë Kurtin: Tepër idiot duhesh me kanë me ofendu njerin që e jep jetën për ty, njerëz pa shpirt

Politikë

Haradinaj ofendon rëndë Kurtin: Tepër idiot duhesh me kanë me ofendu njerin që e jep jetën për ty, njerëz pa shpirt

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për sjelljen e tij ndaj pjesëtarëve të Njësitit Speciale Intervenues të cilët së fundmi mbajtën protestë para Qeverisë pas vendimit për shtesat e rrezikshmërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj deklaroi se Kurti atë ditë është dashur të ulet dhe të diskutojë me ta rreth pakënaqësive të tyre.

“Unë jam ndi shumë keq për policët. Trishtim më ka ardhë. Ai është dashtë me i ftu në një kafe atë ditë. Kur i kanë dalë para zyrës me iu thanë urdhnoni hyni në sallë, ulnu aty. Me marrë ministrin e Financave, me shku me diskutu ku jonë problemet. Jo me dalë me rrejtë për ta, me i ofendu”, u shpreh ai në Rubikon.

Po ashtu, ai ka nisur kritika edhe për të gjithë subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje, të cilët i quajti njerëz të pashpirtë, teksa u bëri thirrje t’i dërgojnë të afërmit e tyre në veri të vendit.

“Duhesh me kanë shumë idiot me ofendu njerin që po e jep jetën për ty atje. Tepër idiot duhet me kanë. Sikur ai Murati që thojke me pa pagu na mercenarë në luftë. Është një problem, cili prej këtyre, a e ka Albini djalin, a vëllain, a grunë? Kon e ka Albini prej familjes në veri? Cili deputet i VV-së e ka ja djalin, ja vëllain, ja çikën, ja kon e ka në veri? Këta janë pashpirt këta njerëz, këta i çojnë atje me vdekë njerëz. Asnjë pikë ndjenje s’e ka. Luan me ta si me… janë të pashpirtë. Nuk kanë shpirt njeriu. Ta çon çdo kryetar i Komunës, e çdo ministër, e çdo deputet fëmijën e vet atje, pa rroga po i lojmë. Veç ta çojnë fëmijën e vet. Asnjë s’e kanë të rrezikum për jetë”, tha ndër tjera Haradinaj.

/GazetaSinjali/