image Haradinaj nuk shkon për të dëshmuar në seancën për rastin e veteranëve

Kosovë

Drejtësi/ Haradinaj nuk shkon për të dëshmuar në seancën për rastin e veteranëve

news image

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka munguar në seancë gjyqësore për rastin e njohur si veteranët.

Arsyeja e mungesës së Haradinajt ka qenë se nuk ka qenë i njoftuar lidhur me seancën e sotme gjyqësore, për shkak se ajo e 21 shkurtit ishte shtyrë.

Avokati i Haradinajt ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë në seancën e radhës.

Gjykatësja Nushe Kuka-Metaj, ka përsëritur vendimin se dëshmitë e dëshmitarëve nuk do të publikohen derisa të dëgjohen të gjithë dëshmitarët.

Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës zyrtare akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë. Ata akuzohen për keqpërdorim me listat e veteranëve sa ishin pjesë e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së.