image Haradinaj: Nuk ka logjikë që dikush ta lejoj coptimin e Kosovës

Kosovë

Haradinaj: Nuk ka logjikë që dikush ta lejoj coptimin e Kosovës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe një herë për idenë e shkëmbimit të territoreve. Nga Suhareka, Haradinaj, ka thënë se nuk ka logjikë që dikush i këtij populli të lëjojë coptimin e Kosovës, ose lëvizjen e kufijve.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se e drejta e kosovarëve për me qenë në troje të veta është mbyllur 20 vjet më parë.

“99 e ka mbyllë të drejtën e Kosovës me qenë në troje të veta. Pra nuk është një e drejtë e humbur po një e drejtë që e ruajmë në memorie”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk ka logjikë që dikush të përmendë copëtimin e Kosovës, në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve.

“A ka logjikë që na me e hekë prej memories që veç para 100 vjetëve janë pranë prej shpijave të veta janë vra janë torturu. A ka logjikë që dikush i kësaj toke i këtij populli me leju edhe njëherë Serbia me kërku tokë të shqiptarëve, copëtimin e Kosovës, ose në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve na me dhanë për njohjen tonë. Deri kur?”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së Haradinaj, ka përmendur edhe porosinë e heroit Ramë Bllaca,se me asnjë cmim nuk duhet të lejojmë që askush me na nda prej tokës sonë.

“Do ta bartim brez pas brezi porosinë e heroit Ramë Bllaca që me asnjë çmim të mos e lëshojmë tokën tonë. Me asnjë çmim dhe askush nuk ka me na nda prej tokës tonë. Ndoshta përpjekja e fundit të Serbisë, zhvendosja e 1 milionë njerëzve ishte finalja e madhe e një padrejtësia që ka ushtruar Serbia ndaj nesh. Jam i bindur që 99 e ka përmbyllë të drejtën tonë me qenë në troje të veta, me qenë zot shpije”, ka thënë tutje Haradinaj.

Këto deklarata Haradinaj i bëri në Suharekë, ku u mbajt tubim përkujtimor me rastin e zbulimit të Pllakës të patriotit Ramë Bllaca, në fshatin Bllacë./Sinjali