image Haradinaj: Nuk është fundi i botës me qenë opozitë, është e shëndetshme

Kosovë

Pas zgjedhjeve/ Haradinaj: Nuk është fundi i botës me qenë opozitë, është e shëndetshme

news image

Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se partia e tij do të jetë në opozitë, dhe kjo gjë “nuk është fundi i botës”.

Duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Haradinaj tha se AAK do të jetë “opozitë e fortë”.

“Do të jemi opozitë e fortë, nuk është fundi i botës me qenë në opozitë, është edhe e shëndetshme”, tha Haradinaj në “Pressing”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai shtoi se qytetarët kanë votuar për ndryshim.

“Shihet qartë se VV-ja e ka marrë besimin e qytetarëve”, tha Haradinaj ndër të tjera.

/Gazeta Sinjali/