image Haradinaj për Specialen: Nuk e njohim këtë gjykatë të Serbisë, nuk kemi kushtetutë e as president

Kosovë

Haradinaj për Specialen: Nuk e njohim këtë gjykatë të Serbisë, nuk kemi kushtetutë e as president

news image

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në lidhje me aksionin e EULEX-it, ka thënë se këtë gjykatë nuk e njohin, pasi që kjo gjykatë sipas tij është e Serbisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se në Kosovë kush dëshiron mund të bëjë çfarë të dojë.

“Nuk e njohim këtë gjykatë, kjo gjykatë është e Serbisë. Kjo do të thotë që ne nuk kemi kushtetutë, parlament e as president, por, jemi vetëm kukulla. Këtij aksioni është dashur t’i prijë Policia e Kosovës, kurse EULEX-i vetëm të monitoronte dhe jo të vepronte”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo gjykatë është e injorantëve, kurse ata që e njohin këtë gjykatë dhe që e kanë votuar, hairin ia pafshin.

“Vetëm shpirtin munden me na marrë, asgjë tjetër. Ne u kemi treguar haptazi se çka do që na sjellin, ne do i publikojmë”, ka përfunduar Haradinaj./Gazeta Sinjali/