image Haradinaj: Ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve për Shqipërinë të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren

Tërmeti/ Haradinaj: Ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve për Shqipërinë të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren

news image

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ndihmat për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, të cilat po mblidhen nga qytetarët dhe bizneset në Kosovë, të grumbullohen në kazermën e FSK-së në Prizren, nga ky ushtria do të bëjë bartjen për tek autoritetet shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se kjo u vendos duke e parë interesimin e madh të qytetarëve për të ndihmuar.

“Meqenëse interesimi i juaj për të ndihmuar bashkëkombësit në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë do t’ua përcjellë autoriteteve shqiptare për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti”, ka njoftuar Haradinaj./Gazeta Sinjali/