image Haradinaj: Më lehtë ndërrohet Lajçaku se Kushtetuta e Kosovës

Politikë

Haradinaj: Më lehtë ndërrohet Lajçaku se Kushtetuta e Kosovës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili the se Kushtetuta e Kosovës nuk është “Bibël”, prandaj edhe mund të ndryshohet, për t’u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Haradinajt, më lehtë ndërrohet ai se Kushtetuta e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

“Më lehtë ndërrohet Lajçaku se Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë ai në T7.

Haradinaj ka thënë se Kosova i ka miq evropianët, por u beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ne kemi pasur vërejtje për Qeverinë ‘Kurti’, ato kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajçakut, njëri nga Spanja dhe tjetri nga një shtet fqinj që nuk e ka njohur Kosovën. Pikërisht kërkesat tona drejtuar SHBA-së ndërlidhen direkt për të deleguarin për dialog”, tha ai./Gazeta Sinjali/