image Haradinaj mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Sociale

Haradinaj mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

Postimi i plotë i tij:

E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

/GazetaSinjali/