image Haradinaj: Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë

Politikë

Haradinaj: Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë

news image

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd godet direkt biznesin e verarisë në vendin tonë.

Sipas Haradinajt, përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë të rrymës.

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave. Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë. Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i ‘Hardh Fest’. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, shton ai. 

/GazetaSinjali/