image Haradinaj: Kurti u tha ndërkombëtarëve i deshi pantollët veç më mbroni prej Ramushit

Kosovë

Sulmi/ Haradinaj: Kurti u tha ndërkombëtarëve i deshi pantollët veç më mbroni prej Ramushit

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mendon se kryeministri Albin Kurti u ka premtuar amerikanëve heqje të takës nëse ata e ndihmojnë në përballje me vetë Haradinajn.

Haradinaj në një intervistë për RTK-në e ka quajtur “marre” planin e Kurtit për ta zëvendësuar taksën me reciprocitet të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Përshtypja më jepet mua që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heqë taksën veç aman amortizomani Ramushin. Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna deri aty. Me shku me thanë i deshi pantollët veç më mbroni prej Ramushit. Jemi tu i bo dëm vendit e jo mua”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se pushteti i ri në Prishtinë “ka mobilizuar shumë pakurrizorë gjoja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa. S’po të vjen marre more.. të ka dhunu gra , të ka djeg të madh e të vogël e ti ka prishë vorret… po do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi..”.

Ish-kryetari i qeverisë ka thënë se i lutet Kurtit në emër të sakrificës që ka bërë për Kosovën të mos e heq taksën, pasi sipas tij do të ngelet ‘cullak’.

“Ai ka një sakrificë për Kosovën. Ne emrinn të asaj sakrifice i bëj thirrje të mos e heq taksën se ka me mbetë deshë, cullak. Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë me mbetë deshë”, ka shtuar tutje.

Haradinaj ka thënë se reciprocitetin ia ka ofruar menjëherë Serbia pasi e kishte vendosur taksën.

Lidhur me taksën, Haradinaj herët në mëngjes i ka shkruar Kurtit edhe një letër ku i kërkonte që të mos e heqë taksën. Vendimin për taksë 100 % ndaj produkteve serbe, Haradinaj e kishte marrë në fundin e nëntorit 2018. /Gazeta Sinjali/