image Haradinaj: Kurti ishte në luftë me të gjithë por përfundoi në luftë me vetveten

Politikë

Haradinaj: Kurti ishte në luftë me të gjithë por përfundoi në luftë me vetveten

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media për të folur rreth dy vjeçarit të Kurtit.

Kryetari I AAK-së, Haradinaj tha se dy vitet e qeverisjes së Kurtit kanë qenë luftë me të gjithë, duke filluar nga kategoritë e dala nga lufta deri tek ShBA dhe komunitetet etnike në Kosovë.

“Jemi në dy vite të qeverisjes Kurti, sipas meje ishte luftë me të gjithë por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti i shpalli luftë kategorive të lirisë, duke mos i përkrahë me pagën minimale, të punësuarve të sektorit publik duke mos i përkrah me rritje pagash, i shpalli luftë të gjithë sipërmarrësve duke i mbajt peng buxhetin e Kosovës e duke ndalë investimet kapitale…. Vazhdoj duke i shpallë luftë edhe komuniteteve etnike në Kosovë dhe po ashtu aleatëve tanë”.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të jetë më serioz në implementimin e marrëveshjes dhe obligimet që ka marrë.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet të bënë eksperimente për obligimet që ka marrë për të implementuar marrëveshjen e njohur si franko-gjermane por që është amerikane. Besoj se impovizimet në implementim do ti thellojnë edhe ma shumë pasojat që tash veç i ndjejmë..”

“I bëjmë apel Kurtit dhe qeverisë që të jenë serioz të mos humbin kohë, të veprojnë menjëherë në implementim të marrëveshjes në bazë të obligimeve që ka marrë Kosova”, tha Haradinaj.

/GazetaSinjali/