image Haradinaj kujton Komandant Drinin në 20 vjetorin e rënies

Kulturë/ Haradinaj kujton Komandant Drinin në 20 vjetorin e rënies

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar sot në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, komandantin Ekrem Rexha.

Haradinaj ka thënë se Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova.

“Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak. Me plot meritë, Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova! Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1761248873999519/?type=3&theater