image Haradinaj kritikon Kurtin se pranoi ngjitësit në targa nga paniku për shkak të rezultatit zgjedhor - Sinjali

Haradinaj kritikon Kurtin se pranoi ngjitësit në targa nga paniku për shkak të rezultatit zgjedhor

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e kritikoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për marrëveshjen e arritur me Serbinë për targat.

Sipas tij, kjo logjikë e negocimit me ngjitës është gabim dhe se Kurti ka vepruar nga paniku për shkak të rezultatit zgjedhor.

“Pak a shumë është si fusnota. Ne kemi pranuar që republika jonë të fshihet në një shtet tjetër. Logjika e negocimit që e ka bërë Kurti për këto ngjitëse është krejt gabim, se krejt e ka pasur nga paniku për rezultatin zgjedhor”.

“Shihet që në panik ka vepruar dhe se nuk e ka bërë mirë planifikimin për këto tema”, tha ai në emisionin Rubikon.

“Nuk është reciprocitet me ngjitëse. Nuk ka pasur nevojë Kurti ta pranojë ngjitësin. Është dashur t’i thotë Serbisë që ‘tash nuk t’i lë më tabelat të hyjnë në Kosovë sepse afati ishte deri në këtë ditë, e prej kësaj dite ose i pranon tabelat e mia, ose s’ka marrëveshje fare’, por ai e ka pranuar fshehjen e republikës”, deklaroi Haradinaj./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin