image Haradinaj: Koalicioni AAK-VV është i mundshëm dhe opsional

Politikë

Haradinaj: Koalicioni AAK-VV është i mundshëm dhe opsional

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është i mundur, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se VV e vlerëson nëse kanë nevojë për një koalicion, por sipas tij, kjo është e mundshme dhe opsionale.

“Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullnet i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale”.

“Edhe sot mendoj se është një shpërputhje e madhe në mes të premtimeve politike elektorale të një popullizmi të shprehur. Pra kur je kryeministër është bukur vështirë me e rikthy këtë pritshmëri të qytetarëve”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.

/Gazeta Sinjali/