image Haradinaj insiston që kosovarët të mbajnë armë: E kisha ba ligjin si në Texas

Kosovë

Skandal/ Haradinaj insiston që kosovarët të mbajnë armë: E kisha ba ligjin si në Texas

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon të insistojë se qytetarët e Kosovës duhet të mbajnë armë me veti. Madje ai po thotë se dëshiron që ligjet në Kosovë t’i bëjë si në Texas ku lejohet mbajtja e armës.

Në një debat për Kallxo, Haradinaj është pyetur për gjuajtët me armë ku ai ishte përfshirë në një video të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali.

Haradinaj përderisa po këndonte, shumë persona kishin shtënë me armë zjarri pa ndalur fare. Kjo gjë nuk i kishte penguar kryeministrit në detyrë e as vëllait të tij Daut Haradinajt.

Të dy kishin vazhduar sikurse asgjë e jashtëligjshme është duke ndodhur. Madje, sinjalizuesit kishin thënë se edhe Haradinaj kishte gjuajtur me armë zjarri.

Kur Haradinaj është pyetur nëse do t’i lë armët e zjarrit ai nuk ka pohuar e as nuk e ka mohuar.

“Flasim, flasim”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tutje ai ka thënë se poligonet janë lejuara me ligje ku edhe ai shkon të gjuaj me armë zjarri.

“Poligonet janë të ligjshme, kush është i pasionuar mundet me shku edhe unë shkoj nganjëherë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se do të dëshironte që festat me armë mos t’i ndal në Kosovë.

“Disa tradita, në shtëpi të vet unë jam për me i ba ligjet sikurse në Texas dhe unë jam për të drejtën e armës. Në Texas nuk e rrezikohen njerëzit”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/