image Haradinaj insiston në mbajtjen e taksës: Nëse hiqet, shumë punëtorë mbesin pa punë
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Politikë/ Haradinaj insiston në mbajtjen e taksës: Nëse hiqet, shumë punëtorë mbesin pa punë

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po vazhdon të insistojë se taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të hiqet.

Madje, sipas tij, nëse hiqet taksa shumë punëtorë do të mbesin pa punë.

Këto deklarata Haradinaj i bëri pas vizitës së tij në një fabrikë në Gjakovë, i shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

“Sot në Gjakovë, i shoqëruar nga kryetari Ardian Gjini dhe bashkëpuntorë, vizituam fabrikën “IMN BAU BLOCK”, e cila që nga vendosja e taksës ka arritur 25% rritje të tregut dhe të prodhimit. Nëse taksa hiqet nga 174 puntorë sa janë tani, dhjetëra prej tyre do ta humbin vendin e punës. Po sot, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së në Gjakovë, si dhe në nëndegën Lipovec u shpallën të hapura zgjedhjet e brendshme të partisë. Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka shkruar ai në Facebook.

Qeveria Haradinaj më 21 nëntor të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare. /GazetaSinjali/