image Haradinaj ia ndau mijëra euro gjimnazit privat ku e regjistroi djalin

Kosovë

Dokument/ Haradinaj ia ndau mijëra euro gjimnazit privat ku e regjistroi djalin

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka vendosur që ta regjistrojë djalin e tij në gjimnazin privat “Loyola”, por jo pa aryse.

Teksa uroi nxënësit për ditën e parë të vitit të ri shkollor, ai sot njoftoi se djali i tij, Gjini, ka filluar mësimin në gjimnazin privat, “Loyola”.

Haradinaj e lavdëroi cilësinë e arsimit në Kosovës, ndonëse arsimi është prej pikave më të dobëta të shtetit tonë.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Si duket, kryetari i AAK-së është i bindur se e ka rritur cilësinë e arsimit në Kosovë, kur para një viti kishte ndarë hiç më pak se 659 mijë euro nga buxheti i shtetit për gjimnazin privat “Loyola”, në të cilin një vit më pas do ta regjistronte djalin e tij, shkruan Sinjali.

Nga 659 mijë euro të ndara, 308 mijë e 858 euro u destinuan për rimburësimin e pagave të bashkëpunëtorëve të këtij gjimnazi, 300 mijë euro të tjera për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale “Loyola”, ndërsa 50 mijë euro të tjera për shpenzime vjetore të kësaj shkolle prej vitit 2019.

Vendimi i qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për gjimnazin “Loyola”

Cilësinë e arsimit në Kosovë, të përmendur nga Haradinaj, e demanton vendimi i 15 korrikut i Këshillit Shtetëror të Cilësisë. KSHC kishte vendosur të mos i akreditojë tri universitete publike dhe disa kolegje private për shkak se nuk i kishin përmbushur kriteret bazike të cilësisë.

Vendimin e KSHC-së Haradinaj e kishte quajtur të papranueshën, derisa këtë Këshill e kishte quajtur grup mafioz. /Sinjali