Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për shkarkimin e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur të rrezikshëm vendimin e Qeversië Kurti, dhe tha se qeveria e shkarkoi “bordin politik” të ShSKUK-së, për ta zëvendësuar me këshilltarin politik të ministrit, Mirsad Shkretën.
“Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën”, ka shkruar Haradinaj.