image Haradinaj i pari, kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga AAK-ja

Politikë

Haradinaj i pari, kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga AAK-ja

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa Ramush Haradinaj ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora. Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit“, ka shkruar Haradinaj.

Më poshtë gjeni listën e plotë të 60 kandidatëve nga AAK:

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
Image may contain: text that says 'DINAJ Aleanca Ardhmërinë Kosoves Alliance for the Future Kosovo 92 93 REXHEPI 94 BERISHA ZEQIRI 96 SADIKU 97 LLOLLUNI 98 DALIPI RAMIZI SHEFQET DIELLZA HAJREDIN RAME M F M M F NEXHMIJE LEONARD SAMET NAIM M M SELIM LAVDIE M FERIZ 100 SELIMI 101 GASHI 102 SHALA 103 BURRNIKI 104 SHALA 105 DRAGA 106 XHEMAJLI 107 JAKUPI 108 GASHI 109 BEKTESHI SHAMOLLI M F M M PREMTIM BESNIK MUSA AGRON DRITON RESHAT M M M VALDETE M ISMET M F M Aleances Ardhmërinë Kosoves, Bulevardi Deshmorete kombit", Prishtine, Republika Telefoni: 00383 33, We: wwwaak-ks.com'

/Gazeta Sinjali/