image Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit për deklaratën rreth demarkacionit me Malin e Zi

Politikë

Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit për deklaratën rreth demarkacionit me Malin e Zi

news image

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se po pret ardhjen në pushtet të Abazoviqit që të trajtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Ndër të tjerash, ai tha se Qeveria e Haradinajt i dha Malit të Zi “padrejtësisht, gabimisht e dëmshëm 8200 hektarë të territorit të Kosovës”. E ndaj kësaj deklarate, reagoi vetë Haradinaj.

Kreu i AAK-së përmes një postimi në Facebook ka thënë se dy nga tri dokumentet kufirin e Kosovës e përcaktojnë në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit.

“E vërteta është vetëm një. Dy nga tri dokumentet e miratuara, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktojnë kufirin në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit”, ka shkruar Haradinaj duke i bashkangjitur edhe dokumentet që janë pjesë të marrëveshjes.

Marrëveshja për demarkacionin ishte nënshkruar nga zëvendëskryeminsitri dhe ministri i Jashtëm i atëhershëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni bashkë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministrin e Brendshëm, Rashko Konjevic.

/GazetaSinjali/