image Haradinaj i kërkon llogari BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave

Reagim/ Haradinaj i kërkon llogari BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të BQK-së për rritjen prej 26% të sigurimit të veturave.

Haradinaj përmes një kërkese drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetit, ka kërkuar informatë të detajuar mbi arsyet dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.

“Kërkoj nga Ju një informatë të detajuar lidhur me arsyeshmërin e këtij Vendimi si: baza ligjore, rrethanat ekonomiko-financiare të operimit të kompanive të sigurimeve në Kosovë, problemet dhe faktorët në bazë të të cilave Bordi i Bankës Qendrore e ka marrë një Vendim të tillë”, thuhet në kërkesën e Kryeministrit.

Kujtojmë që sot është mbajtur protesta e organizuar nga Grupi “Spedoomaniaks”, përmes së cilës qytetarët kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit të ri dhe kthimin e tarifave të vjetra të pagesës.

Organizatorët kanë shprehur vendosmërinë e tyre se nuk do të lëshojnë pe nga kërkesa e tyre derisa BQK-ja të zbrapset nga ky vendim, si dhe kanë paralajmëruar se nesër do të mbahet protestë me vetura para BQK-së. /Gazeta Sinjali/