image Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim të shpejtë në emër të Kosovës

Politikë

Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim të shpejtë në emër të Kosovës

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia japë votën Vjosa Osmanit për këtë post.

Haradinaj ka thënë se i frikësohet situatave kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.

Përvoja ime në politikë dhe në shumë procese m’i ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I frikësohem situatave kur zonja Osmani, siç ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajednicës”, ka thënë Haradinaj në t7.

Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Për mua është e mjaftueshme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK-ja të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vërtetu ose verifiku në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, tha Haradinaj. /Gazeta Sinjali/