image Haradinaj: Hy në koalicion me LDK-në vetëm nëse e kam veton për taksën

Kosovë

Fushatë/ Haradinaj: Hy në koalicion me LDK-në vetëm nëse e kam veton për taksën

news image

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, vazhdon të deklarohet se nuk e përjashton koalicionin paszgjedhor me LDK-në, por me disa kushte.

Në Televizionin 7, Haradinaj ka thënë se paraprakisht duhet të bien dakord për çështjet e rëndësishme për vendin, siç është taksa ndaj Serbisë.

“Në rastin që e kam  unë veton për taksë pranojë, se e di që e mbajë, siç e kamë bërë me PDK-në, por nëse nuk e kam veton në temë, unë nuk bëj marrëveshje me LDK-në” ka thënë Haradinaj.

Ai ka insistuar se heqja e taksës i hapë shumë probleme Kosovës.   

“Nëse hiqet taksa ata kanë me hapë probleme, se kanë me e mbushë tregun edhe s’kemi me pasur as të drejtë ankese, e dyta është që ne më as nuk kemi me çka  me kushtëzu Serbinë, ne duhet me e mbajtë taksën deri në fitore”, është shprehur Haradinaj.

Ai më tej ka shtuar se nuk  duhet të hyhet në çfarëdo kontrate që Kosovën e çon në qorrsokak,  duke insistuar se Kosova duhet të mbajë atë letër të fortë që mund ta nxjerrë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë./Gazeta Sinjali/