Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për heqjen e taksës 100% për lëndën e parë nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Haradinajt, me këtë vendim Kurti po gabon rëndë. Madje, sipas tij, ky është vendimi më i gabuar i qeverisë së re.
“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA-së, por vetëm doli në konferencë për shtyp. Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik./Gazeta Sinjali/