image Haradinaj: Gjermania shpëtoi Ballkanin nga jostabiliteti i kufijve

Politikë

Haradinaj: Gjermania shpëtoi Ballkanin nga jostabiliteti i kufijve

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai falënderoi Gjermaninë dhe partinë e Angela Merkel për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

“Zhvilluam një takim dhe bisedë me Peter Bayer. Ai është mjaft i interesuar për vendin tonë. Në këtë bisedë i dhashë shpjegimet e mia për zgjedhjet në Kosovë pas dorëheqjes. Tregova që jam mjaft i kënaqur për pjekurinë e demokracisë. Ata që e marrin besimin për krijimin e Qeverisë duhet të rikthejnë edhe dinamiken e agjendës evropiane të Kosovës”.

Haradinaj tha se ende nuk kanë një datë të precizuar për liberalizimin e vizave edhe pse qytetarët janë mjaft të interesuar.

Po ashtu kryeministri në dorëheqje pati një falënderim të veçantë për Beyer dhe partinë e tij duke i quajtur si shpëtimtarë të një jostabilitetiti të mundshëm të kufijve.