image Haradinaj fton Prokurorinë për hetime: Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur në faturat e rrymës

Politikë

Haradinaj fton Prokurorinë për hetime: Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur në faturat e rrymës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar Prokurorinë të hetojë punësimet e ‘militantëve të Vetëvendosjes’ në KEK si dhe ka ngritur “dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur”, sepse sipas tij, ka pasur fryerje të faturave të energjisë.

Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje. A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri“, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, duke shtuar se fton pro organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.

/GazetaSinjali/