image Haradinaj: Falë Amerikës dhe BE-së u gjet zgjidhje për situatën në veri

Politikë

Haradinaj: Falë Amerikës dhe BE-së u gjet zgjidhje për situatën në veri

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së përmes së cilës dje iu drejtuan Kosovës e Serbisë.

Ai tha se çështja e barrikadave u zgjidh falë Amerikës dhe BE-së dhe se kjo ishte dëshmi se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit të me këto dy fuqi.

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE, si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë. Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”.

/GazetaSinjali/