image Haradinaj: Faktet që po zbardhen dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin terrorist

Politikë

Haradinaj: Faktet që po zbardhen dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin terrorist

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish në rrjete sociale për zhvillimet në veri.

Haradinaj ka thënë se faktet dëshmojnë se Serbia ka qenë e implikuar, andaj duhet të mbetet përgjegjëse.

Postimi:

Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë.

Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika.

Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve tërroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikën përgjegjësisë.

Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste.

/GazetaSinjali/