image Haradinaj e viziton Jasharin, e uron për marrjen e detyrës së re

Sociale

Haradinaj e viziton Jasharin, e uron për marrjen e detyrës së re

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkim Jasharin, komandantin e ri të FSK-së.

Haradinaj e ka uruar Jasharin për marrjen e detyrës së re.

Jashari e falënderoi Haradinajn për vizitën dhe u zotua se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e tij në drejtimin e FSK-së“, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është postimi i plotë i Ministrisë:

Ish-kryeministri Haradinaj uroi Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në vizitë ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinajn.

Me këtë rast, z. Haradinaj uroi Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, duke besuar në lidershipin e tij, shumë të rëndësishëm në proceset zhvillimore nëpër të cilat po kalon FSK.

Nga ana e tij, Gjeneral Jashari falënderoi z. Haradinaj për vizitën dhe urimet e tij, duke shprehur zotimin e tij se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e tij në drejtimin e FSK-së për të realizuar efektivisht misionin kushtetues dhe detyrat ligjore në shërbim të vendit, si dhe realizimin e idealit të të gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut.

/GazetaSinjali/