image Haradinaj e quan kukull Vjosa Osmanin

Kosovë

Zgjedhjet/ Haradinaj e quan kukull Vjosa Osmanin

news image

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar nominimet e partive poltike për postin e kryeministrit.

I pyetur se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit në konkurrencën Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj, ai, kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin e ka quajtur marionetë, që sipas tij nuk mund ta luftojë Serbinë.

“Mendoj se marionetat nuk mundë ta ndalin sulmin e Serbisë mbi Kosovën. Heqja e taksës,me automatizem është hapje e temës së copëtimit të Kosovës. Me gjithë respektin që kam për Vjosen, duhet një njeri i fortë, që mundet ta ndaloi agresionin serb kundër Kosovës.”- thotë Haradinaj në një intervistë për Njeshi.

Sipas Haradinajt, fitues i zgjedhjeve do të jetë koalicioni AAK-PSD për çfarë thotë se këtij koalicioni do ti bashkohen edhe prurje të reja të cilat do ta forcojnë fitoren e 6 tetorit.

“Ne edhe sot pa partnerët e koalicionit jemi afër të parit, ndërsa me PSD-në jemi plus 3 deputet. Presim edhe ardhje të reja serioza, që do ta rrisin diferencën. Nuk ka rrugë tjetër pos fitores. Strukturat tona janë vizituar dhe janë në vlugun e punës. Aleanca si çdo herë udhëton nga baza, respekton bazën dhe është e kujdesshme ndaj njeriut, si vlerë”, përfundoi Haradinaj.