image Haradinaj e pranon humbjen i pari, ndonëse deklarohej si fitues

Kosovë

Deklarata/ Haradinaj e pranon humbjen i pari, ndonëse deklarohej si fitues

news image

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka dalë në konferencë për media duke e pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Haradinaj ka përmendur vetëm rritjen e partisë së tij, duke e pranuar në mënyrë jodirekte humbjen, ndonëse para zgjedhjeve deklarohej si fitues, shkruan Gazeta Sinjali.

“E ka një rritje Aleanca, por me dhënë rezultat të saktë është vështirë”, ka thënë Haradinaj.

Zyrtarë të partisë së tij dhe të partnerit tjetër të koalicionit, PSD-së, përpara zgjedhjeve shpreheshin të bindur se koalicioni i tyre do t’i fitonte këto zgjedhje. /Gazeta Sinjali/